Fushë-Krujë, shpërthim në një lokal pranë komisariatit

25/11/2014 00:00

Fushë-Kruja është tronditur sërish nga një shpërthim rreth orës 01:00 të së martës. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një lokal në lagjen “Kastrioti” shumë afër komisariatit të policisë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Ende nuk dihet autorët apo shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia vijon mbledhjen e provave në vendngjarje.

Vetëm pak ditë më parë një sasi lënde plasëse shpërtheu në zyrat e Kujdesit të Klientit të OSHEE-së në këtë qytet, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Top Channel