F1, Vettel debuton në bokset e Ferrarit

25/11/2014 00:00

Me të mbyllur aventurën e tij te Red Bull, Sebastian Vettel është veshur menjëherë me të kuqe. E ka bërë këtë në Abu Dhabi, aty ku pas garës së fundit të sezonit që sapo u mbyll, kanë nisur menjëherë testimet e Formula 1 për sezonin e ardhshëm.

Gjermani është shfaqur në bokset e Ferrarit me veshje civile, por me një palë kufje të kuqe. Për debutimin e tij në njëvëndëshen e kuqe do të duhet ende kohë, ndërkohë që Seb ka nisur të fitojë pikë së pari besimin te skuadra e tij e re.

Ndryshe nga gjermani, katër herë kampion bote, spanjolli Fernando Alonso duket se ka fshirë të kaluarën e tij. Vetëm 2 ditë pas garës së fundit me Ferrarin, piloti spanjoll ka hequr profilin zyrtar të “Scuderisë” italiane nga 51 të ndjekësit e tij në Twitter.

Megjithatë, bota e kuqe e “Cavallino”-s duket se mbetet në zemrën e tij, pasi Fernando vazhdon të ndjekë profilin e Ferrarit, apo atë zyrtarin e shtëpisë së Maranellos.

Tashmë mbetet “klikimi” i radhës i Alonsos, ai që do të bëhet te McLareni, pavarësisht se skuadra e ardhshme e tij nuk është zyrtarizuar ende.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel