Teuta shkarkon Hasan Likën, rikthehet Begeja
24/11/2014 00:00
Hasan Lika nuk do të jetë më trajneri i Teutës. Vendimi është marrë pasditen e së hënës nga drejtuesit e klubit durrsak, të cilët kanë vendosur shkarimin e tij pas paraqitjes së dobët të ekipit.
Gjatë 13 javëve të drejtimit të Teutës nga Hasan Lika, “djemtë e detit” kanë arritur 4 fitore, 1 barazim dhe 8 humbje, duke u renditur në vendin e 7 me 13 pikë, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.
Mësohet se në vend të Likës do të rikthehet Gentian Begeja, i cili do të drejtojë ekipin e Teutës në javët e mbetura të kampionatit të Superiores.
Top Channel