Masakra në Athinë, autoritetet: 31-vjeçari shqiptar, autor i sulmit

24/11/2014 00:00

Organet greke identifikuan personin që qëlloi me kallashnikov në një
lokal nate në Pire dhe plagosi 15 persona mëngjesin e së shtunës.

Ashtu siç ka bere me dije edhe Top Channel, behet fjale per nje shtetas shqiptar 31 vjeç. Policia zyrtarisht nuk ka publikuar emrin dhe fotografine e tij, pasi sipas ligjit grek duhet me pare ta arrestoje dhe t’i komunikoje akuzen,por kjo mund te ndodhe vetem ne se arrestohet.

Do te duhet te kalojne 48 ore prej urdher arrestit ne menyre qe te publikohet edhe zyrtarisht identiteti i autorit te ketij sulmi qe per pak do shkaktonte nje masaker te vertete.

Por gjithesesi disa ëebsite vendase nuk kane respektuar ligjin ne fuqi dhe deontologjine gazetareske dhe kane publikuar fotografine bashke me emrin e tij. Sipas tyre behet fjale per shtetasin shqiptar Arben Glodiani ose Albert Bako 31 vjeç. Ekzistenca e shume emrave, theksojne mediat greke ,tregon se manjaku me kallashnikov eshte nje person i rrezikshem i zhytur ne boten e krimit dhe ka edhe precedentë penalë të mëparshëm.

Gjithashtu stacioni televiziv MEGA ka publikuar nje video te dyte qe tregon momentet kur autori vjen ne lokal me armen e tij per te mbjelle terror si dhe castet kur largohet pas te shtenave. Thuhet se çdo gje ka ndodhur si pasoje e nje keqkuptimi qe ai ka pasur me dy vajza me te cilat ndodhej ne lokal. Organet greke vleresojne se jane ne gjurmet e ketij keqberesi te rrezikshem dhe se arrestimi i tij eshte çeshtje oresh.

Top Channel