Dhjetra gjimnazistë kanë marrë pjesë në një aktivitet sensibilizues me temë policia që duam.

Qëllimi i këtij aktiviteti është afrimi sa më shumë i komunitetit me policinë për një rend sa më të sigurt në vend.

Të rinjtë kanë organizuar takimin e tyre në sheshin “Nënë Tereza” dhe kanë bërë apel për qytetarët që të gjithë së bashku mund të forcojnë rendin dhe sigurinë.

Ata kanë kërkuar nga të gjithë që të bashkëpunojnë me policinë si një rrugë me e mirë për të ardhmen. Në aktivitet merrnin pjesë drejtuesit e policisë së Tiranës si edhe një efektiv i forcave të rendit.

Top Channel