Ndahet nga jeta ambasadori Petrit Bushatit

22/11/2014 00:00

Ka ndërruar jetë këtë të shtunë, në mënyrë të papritur ambasadori shqiptar në Maqedoni, Petrit Bushati.

Lajmin e ka konfirmuar përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Jashtme, e cila i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Petrit Bushati ishte një diplomat kariere dhe për këtë arsye, në nder të tij të dielën nga ora 12:00 në 14:00 do të mbahen homazhe pranë Ministrisë së Jashtme.

Top Channel