Reshje bore në Mat, izolohen 3 fshatra

20/11/2014 00:00

Reshjet e dendura të shiut kanë izoluar tre fshatra në zonën e Matit si
pasojë e shembjes së tre urave. Sipas burimeve me mijëra banorë  të
fshatrave Karicë, Fushë-Baz dhe Rreth-Baz, nuk mund të lëvizin në
drejtim të qytetit, për një afat të pacaktuar.

Për riparimin e urave duhen fonde të konsiderueshme financiare dhe ndërhyja duhet të jetë e shpejtë për të lidhur komunikimin mes fshatrave dhe Matit. Ndërkaq në zonat e thella të Dibrës kanë filluar reshjet e dëborës.

Ato kanë nisur mbrëmjen e djeshme, por deri më tani nuk raportohet për fshatra apo rrugë të bllokuara. Dëbora ka zbardhur Lurën, Kalanë e Dodës dhe Tërnovën.

Top Channel