Përmbytet edhe Durrësi, pezullohen lundrimet

19/11/2014 00:00

Moti i keq ka përfshirë dhe Durrësin. Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erë, kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve, si në tokë ashtu dhe në det.

Uji ka vërshuar në rrugët e qytetit, duke shkaktuar përmbytje në disa zona të tij, përfshi dhe periferitë. Më problematike situata ishte në hyrje të rrugës “Skënderbej”, pranë stacionit të trenit, te rruga “Aleksandër Goga”, ajo që lidh qytetin me Currilat, si dhe te zona e ish-kënetës dhe e plazhit.

Kushtet atmosferike kanë diktuar dhe lundrimet në det, të cilat janë pezulluar deri në uljen e dallgëzimit. Burime nga Prefektura e Qarkut Durrës bënë të ditur se situata është nën kontroll dhe se pritet që të përmirësohet në orët në vazhdim.

Top Channel