Përmbyten banesa dhe dyqane në Lezhë e Kurbin. Rrugët mbushen me inerte

19/11/2014 00:00

Goditja nga permbytja e forte mbrëmjen e së martës la pasoja shumë të
mëdha në Lezhë dhe zonën përreth. Dhjetëra banesa u dëmtuan rëndë nga
ujrat, tokat bujqësore dhe të mbjellat u dëmtuan rëndë.

Banoret sapo nisen te riparojne demet e nje nate me pare reshjet nisen serish, nderkohe qe ne qytet aktualisht ndodhen edhe forcat e ushtrise, xhenieret dhe zjarrfikesit qe po mundohen te largojne ujrat nga rruget dhe ambientet. Shkollat ne mengjes nuk u hapen per nxenesit ndersa shume njesi tregtare u demtuan mjaft rende.

Rruget jane mbushur me balte dhe inerte, por shqetesimi me i madh ne oret pas permbytjes ishte rikuperimi asaj qe mund te shpetohej nga banesat, shkollat dhe njesite tregtare. Shume familje ne pak minuta humben gjithe pasurine e jetes se tyre per shkak te motit.

Nje nga zonat me te goditura eshte edhe Laçi dhe rrethinat e tij. Per shkak te disa perrenjeve qe kalojne ne qytet, shume banesa u mbushen me uje, demet jane shume te medha.

Pjesa me e madhe e qarkut te Lezhes eshte ne zone fushore dhe mbajtja e mbrojtur nga uji varet nga kanalet kulluese dhe hidrovoret.
Mbremjen e permbytjes stacionet e pompave nuk punonin per shkak se OSHEE stakoi rrjetin. Permbytja e nenstacionit te Lezhes rrezikonte shkaterrimin e gjithe rrjetit elektrik.

Top Channel