“Neuer meriton Topin e Artë”

19/11/2014 00:00

Xabi Alonso ka deklaruar në një intervistë për ‘Sport Bild’ se Manuel Neuer e meriton më shumë se të tjerët Topin e Artë FIFA.

Mesfushori i Bayern Munchen u shpreh kështu: “Është portieri më i mirë me të cilin kam luajtur. Gjithashtu ka një teknikë shumë të mirë me këmbë. Do të ishte e drejtë nëse do fitonte Topin e Artë. E dija që ishte i jashtëzakonshëm, por tani që luaj me të, më ka habitur edhe më shumë.”

Gjithsesi, futbollisti spanjoll e di shumë mirë se përballë lojtarëve si Ronaldo dhe Messi, një portier ka shumë pak mundësi: “Nëse merret parasysh individualiteti, gjithmonë është vështirë kur ke përballë Messi dhe Ronaldo. Nëse merret parasysh suksesi me kombëtaren, gjermanët kanë avantazh.”

Xabi shpjegoi edhe arsyet pse u largua nga Real Madrid dhe zgjodhi Bundesligën: “Ka disa arsye: ambienti në stadiume, publiku, arkitektura… Një arsye e fortë është edhe motivimi për të fituar Champions League-n e tretë me tre ekipe të ndryshme.”

Top Channel