Partia Demokratike thotë se INUK vijon prishjen e objekteve në menyrë
selectivedhe në mungesë të një procedure të rregullt ligjore, ku
qytetarët e prekur nuk lajmërohen. Këtë PD e ilustroi me rastin e
familjes Kaziu në Tiranë që sipas kësaj force politike “ndërtimi ishte
me leje të rregullt.

“Kjo shtëpi ka qënë kapitali im, e gruas dhe 3 djemve të mi. E kemi ndërtuar në 1998. Kishim katin e parë ndërsa të dytin se kishim mbaruar për arsye ekonomike. Kam qënë i burgosur politik, pa ekonomi. Atë ditë, erdhi policia e armatosur, me INUK-un dhe kërkuan lejen e ndërtimit. Ua çova lejen e ndërtimit. Por më thanë se do shembet shtëpia. U kërkova të merremi vesh sepse duhej të thonin 5 ditë para. Qoftë edhe një ditë që t’u jepja lejen origjinale të ndërtimit”, thotë pronari i shtëpisë, Hamdi Kaziu.

Ervin Salianji, Koordinatori për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet në PD, i cili vizitoi falimjen Kaziu tha se “ I kërkojmë Kryeministrit, që institucionet të cilat kanë për detyrë zbatimin e ligjit, të mos sillen si banda por të vijnë dhe t’i japin shkresë, të sillen si qytetarë dhe njerëz të përgjegjshëm”.

“Pabarazia dhe selektiviteti me të cilën i trajton para ligjit kjo qeveri qytetarët, është drithëruese. Qytetarët me të cilët jemi sot këtu, pronarët Kaziu, kanë pasur një pronë, e cila ka qenë e regjistruar si pronë në emër të tyre për dy kate. Gjithashtu kanë kartelën e pasurisë e cila vërteton që kjo tokë në të cilën ne ndodhemi sot është prona e tyre prej vitesh. Qeveria, Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik, pa i lajmëruar, pa u sjellë asnjë shkresë paraprake dhe më pas duke mos u dhënë asnjë shpjegim, duke mos u lënë as kohë që të heqin orenditë e tyre shtëpiake, ua ka kthyer në pluhur e hi të gjithë investimin e jetës së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA