Patos, arrestohen rojet e puseve të naftës

18/11/2014 00:00

Drejtoria e policise së qarkut të fierit njoftoi se në vijim të aksionit
policor ‘Diezel 3’ arrestoi dy roje të kompanisë së nxjerrjes së naftës
në Patos-Marinzë.

Te arrestuarit jane Besnik Baro 49 vjeç dhe Shkelqim Dervishaj 48 vjeç. Ndalimi u be sepse dy rojet ne te vertete nuk kane kryer detyren prane puseve te nxjerrjes se naftes ne fshatin Zharres ne Patos por kane ndihmuar dy persona te paidentifikuar qe te vjedhin naften bruto.

Vjedhja eshte rregjistruar nga kamerat e sigurise dhe ky filmim eshte prova per akuzen e vjedhjes duke shperdoruar detyren.

Top Channel