Italia, 3-5-2 përballë Shqipërisë

18/11/2014 00:00

Italia do të zbresë në fushë me ndryshime të mëdha në formacion, ku të gjithë ata që luajtën kundër Kroacisë do të mungojnë.

Conte do t’i qendrojë besnik skemës së tij, 3-5-2 përballë kuqezinjëve. Në portë do të luajë Sirigu, në mbrojtje rikthehet Bonucci që për shkak të një dëmtimi të lehtë nuk luajti kundër kroatëve. Para mbrojtjes rolin e De Rossi-t do ta marrë i riu Sturaro që debuton me fanelën “axurre”. Në krah të tij do të vendosen Parolo dhe Bonaventura si mesfushorë, me në krah Antonelli-n dhe De Silvestri-n, ndërsa sulmi do t’i besohet Destro-s dhe Giovinco-s.

Ndeshja miqësore Itali-Shqipëri luhet sonte në mbrëmje në orën 20:45 dhe transmetohet ekskluzivisht në paketën SuperSport të platformës Digitalb.

Top Channel