Duka takon Tavecchio-n

18/11/2014 00:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, është pritur nga ai i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio, në një drekë zyrtare para ndeshjes miqësore Itali-Shqipëri.

“Jemi të lumtur dhe të nderuar të presim kombëtaren e Shqipërisë në Itali, për një ndeshje historike futbolli mes dy vendeve mike”, është shprehur Tavecchio sipas faqes zyrtare të FSHF-së në internet.

Nga ana e tij, zoti Duka ka falenderuar për mikpritjen dhe ka thënë se miqësorja e sotme është “një moment i bukur dhe historik” për popullin shqiptar.

“Populli ynë e ka pritur prej vitesh një përballje të tillë futbolli, me një prej skuadrave më të forta të botës. Jemi gjithashtu të lumtur që nëpërmjet kësaj ndeshjeje po japim kontributin tonë si dhe po shprehim solidaritetin tonë për të gjithë të prekurit nga përmbytjet e ditëve të fundit në Itali”, është shprehur presidenti i FSHF-së.

Top Channel