Dueli Messi-Ronaldo

18/11/2014 00:00

Messi dhe Ronaldo do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, këtë herë jo me fanelat e kampionatit spanjoll, por duke mbrojtur ngjyrat kombëtare.

Argjentina dhe Portugalia ndeshen mbrëmjen e së martës në “Old Trafford” në një takim miqësor për të testuar forcën e tyre.

Vëmendja është përqendruar tek dueli Messi-Ronaldo, duel që asnjëherë nuk është miqësor, ndaj pritet që nga të dyja skuadra të jepet maksimumi në fushë.

Ndërkohë, një tjetër miqësore luksi është edhe ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë. Iberikët do të masin forcat e tyre përballë kampionëve të botës. Miqësorja konsiderohet si një mundësi e mirë për të dy trajnerët për të testuar skemat dhe lojtarët.

Top Channel