BE: Sanksionet shtrënguese ndaj Rusisë nuk janë zgjidhje

18/11/2014 00:00

Edhe pse ka vendosur disa raunde sanksionesh e paralajmeron me te tjera,
Bashkimi Europian serish ndan bindjen se masat shtrenguese nuk jane
zgjidhja perfundimtare ne raport me Mosken, ndaj dritarja e diplomacise
nuk duhet te mbyllet.
 

Blloku ne fakt kerkon stabilizimin e ukraines e deshiron ne te njejten kohe te ruaje kontaktet diplomatike me mosken. Qellimi i tij, sipas eksperteve, eshte shmangia e nje lufte te hapur.

“Per momentin kemi bere hapa prapa dhe kjo eshte e dukshme. marreveshja e paqes e arritur ne Minsk tani rrezikon të zhvlerësohet. Çështja është a ka instrumente, a kemi ne diçka në dorë, me të cilën të frenojmë shpërthimin e një spiraleje të re të dhunës në Ukrainën Lindore”, tha Frank Walter Steinmeier.

Diskutimet në Bruksel duhet të sqarojnë strategjinë e përgjithshme të evropianëve përballë Rusisë: shefja e politikes se jashtme të BE, Federica Mogherini theksoi se sanksionet nuk janë qëllim në vetvete dhe të vetme nuk të çojnë përpara në konflikt.

“Ato mund të jenë një instrument, po të ndërmerren së bashku me masa të tjera.” Diplomatët deklaruan se nuk duan të pyesin edhe njëherë veten, nëse i kanë ndërmarrë të gjitha për ta penguar më të keqen. Por çfarë mund të bëjnë evropianët, për ta thyer mitin e rrethimit dhe të izolimit, i cili i është kthyer në obsesion Moskës?

Ministri Steinmeier, i cituar nga mediat ne gjermani, propozon nisjen e nje niveli te ri bisedimesh ekonomike Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të sapothemeluar, për ta mbajtur edhe më tej Rusinë në tryezën e negocjatave. Mundësitë për bisedime ne nuk duhet t’i kthejmë në shesh konfrontimi deklaroi ai, ndersa perseriti edhe pohimet e mehershme te mogherinit se ne kete koncept ben pjese dhe fakti qe qeveria e re e Kievit duhet ndihmuar në ndërtimin ekonomik dhe politik të vendit.

Top Channel