“Nëse të kafshon, ta këput gishtin”/ Alarm në Greqi, shqetësim në BE për peshkun balonë
Turqia është përballur me kritika nga shumë aleatë perëndimorë, por ka një vend, me të cilin po i forcon lidhjet, dhe ai është Franca.
Deri së fundmi, dy shtetet kishin një marrëdhënie të ftohtë, por tani po gjejnë një emërues të përbashkët për Sirinë. Turqia, një vend anëtar i NATO-s, ka pasur qëndrime që kanë rënë ndesh me shumë prej atyre të aleatëve të saj perëndimorë, mbi Sirinë dhe luftën kundër Shtetit Islamik.
Megjithatë, muajin e kaluar, Presidenti francez Francois Hollande priti homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në Paris dhe shprehu qartë se të dy kishin pikëpamje të ngjashme, lidhur me strategjinë që duhet ndjekur me Damaskun.
Top Channel