Organizata Ndërkombëtare për Shkrimtarët “Pen” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë shpallur çmimet “Pen Albania 2014” për promovimin e veprave të autorëve shqiptarë pavarësisht vendit dhe qytetit ku ata  jetojnë në ditët e sotme.

Presidentja e qendrës “Pen”, Entela Kasi tha se këtë vit do të jepen disa çmime.

“Kjo ceremoni që mishëron vlerësimet vjetore dhe AP, perspektivën për vitet e tjera, nisur nga vlerat artistike, impenjimet e thella kombëtare dhe kontributet në fushat e gjëra, qendra Pen e Shqipërisë vendos të vlerësojë me çmime për vitin 2014”, tha Kasi.

Gjatë dhënies së çmimeve personalitetet shqiptare kanë shprehur mirënjohjen e tyre, por edhe kënaqësinë e një vlerësimi real dhe të drejtë për punën e tyre në vite.

Çmimet Pen Albania

Ekrem Kryeziu, Dramaturg
Salajdin Salihu, Poet
Hysen Sinani Perkthyes

Mirënjohje për Vepër jetësore

Natasha Lako
Emil Lafe – Albanolog
Sabri Maxhuni-Novosella- investime ne kulturen kombetare
Mergim Osmani PEN ALBANIA në Disaporë

Top Channel