Trafiku i armëve, Prokuroria kundërshton policinë: Nuk kishin destinacion Sirinë

15/11/2014 00:00

Një dite pas aksionit të gjerë të policisë që solli në arrestimin e 8
personave për trafikun e armëve dhe municioneve, Prokuroria deklaron se
destinacioni i tyre nuk ishte Siria, siç edhe deklaroi kreu i Policisë
së Tiranës.

Pjesetare te grupit te hetimit kundershtojne deklaraten e Policise pasi u kontaktuan ne telefon nga Top Channel per te mesuar se cilat jane dyshimet konkrete mbi te cilat deklarohet se grupi i goditur trafikonte arme ne nje vend ne lufte.

“Ne, – thane burimet, – infiltruam nje agjent, i cili per nje muaj i maskuar si trafikant, u ofrua per te blere arme tek te dyshuarit. Madje ne dy episode agjenti i infiltruar bleu pistoleta me cmimin nga 20 mije leke deri me 30 mije leke dhe automatike deri me 40 mije leke. Ne te gjitha rastet ku agjenti i inflirtruar kryente blerjet ai ka deklaruar se do t’i shiste keto arme ne Greqi dhe ne nje rast ne Itali, por ne asnje rast nuk ka permendur Sirine”.

Personi qe shikohet si protagonisti kryesor ne trafikimin e armeve eshte shtetasi Sami Mema 44 vjeç, nderkohe qe bashkëpuntoret e tij deklarohen: Artan Aruçi, 42 vjeç, banues në Shijak; Alban Mancja, 29 vjeç, banues në Durrës; Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak; Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak; Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak; Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Zona ku dyshohet se gjendeshin armet eshte Shijaku dhe Durresi, nderkohe qe rezultojne te bllokuara 6 armë zjarri tip kallashnikov, 1 pistoletë TT, 5 pistoleta “miniblow”, 1 automatik “Skorpions” me silenciator, 5 granata, 2 armë gjahu tip “Shotgun” si dhe sasi e konsiderueshme fitilash zjarrpërcjellës dhe municioni.

Por, menjëherë ka reaguar drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Cipa, i cili deklaron se në dosjen hetimore, policia administron dyshime të arsyeshme se ky grup kriminal ka trafikuar më parë armë në Siri.

Top Channel