“Bishti i kometës” është libri i ri i Besnik Mustafaj, i cili u promovua në Panairin e Librit.

Refleksione e analiza që nisin nga fëmijëria e Mustafajt, udhëtimet e tij jashtë shtetit vitet e fundit të komunzimit, rënia dhe periudha e mëpasme. Janë këto disa nga temat e ish-politikanit, që tashmë i është përkushtuar tërësisht letërsisë.

“Kur nuk arrita do të zgjidh problemin edhe për të shkruajtur libra, edhe për të bërë politikë, mua më duhej të bëja zgjedhjen dhe fitoi letërsia. Kjo tregon se brenda meje, pavarësisht se në momente të caktuara e tulatur, ajo egoja e shkrimtarit ishte më e fortë. Dhe këtë unë përpiqem ta shpjegoj në marrëdhëniet e mia sepse them që historia i duhet politikanit për të fuqizuar pushtetin e tij, kurse shkrimtarit i duhet historia për të kuptuar individin. Kjo lloja marrëdhënie është krejtësisht e pangjashme mes politikanit dhe shkrimtarit dhe unë këtë dyzim skizofrenik e kisha brenda vetes”, deklaroi Mustafaj.

Top Channel