Marcus Thuram gjen më në fund golin me Francën, nuk shënonte me ‘Blutë’ që nga 2023
Përfaqësuesja shqiptare bën një paraqitje shumë të mirë në Rennes të Francës, ku ka barazuar 1-1 në një ndeshje miqësore ndaj skuadrës organizatore të “Euro 2016″, Francës.
Edhe pse në të njëjtin grup me ne, skuadra e Didier Deschamps do të zhvillojë këto ndeshje që luan në grupin tonë si miqësore, ku pikët dhe golat nuk përllogariten. Pavarësisht kësaj, kuqezinjtë nuk e kanë konsideruar aspak si të tillë.
De Biasi ka hedhur në fushë një skuadër, e cila në 90 përqind të saj është skuadra jonë bazë e këtyre eliminatoreve, gjithsesi lojtarët francezë janë të një niveli krejtësisht të ndryshëm. Megjithatë fusha e blertë nuk tregon thuajse asnjë diferencë. Ne, jo vetëm që qarkullojmë topin lirshëm, por edhe tentojmë të vëmë në vështirësi mbrojtjen franceze.
Goli i Mavrajt erdhi pas tentativave të shumta të ngjashme, por që u finalizua në momentin tonë më të mirë.
Kaq na mjaftoi për të na dhënë qetësinë veç sigurisë. Në pjesën e dytë, Deschamps lëviz me disa zëvendësime për të ndryshuar rezultatin dhe futja e Griezmann, për ne rezultoi fatale. Lojtari i Atletikos së Madridit tregon aftësinë e tij në minutën e 73-të, kur shënon golin e barazimit.
Kalimi i minutave sjell një rënie të ritmit tonë, por ndërhyrjet e De Biasit me Ajetin, Shalën, Vilën, Bulkun dhe Balën deri në fund, rikuperuan lodhjen e Kukelit, Abrashit, Lenjanit, Cikalleshit dhe Vilës.
Me këtë barazim, përfaqësuesja jonë konsolidohet edhe më tepër si një nga skuadrat e rrezikshme të grupit dhe ndoshta mes pretendenteve për 3 vendet e para.
Miqësorja e radhës për Shqipërinë do të jetë një tjetër ndeshje luksi, ajo me 4 herë kampionët e botës, Italisë më 18 nëntor, një ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Supersport.
Top Channel