
Një mjek amerikan, i cili ishte i pari person i diagnostikuar me Ebola në Nju Jork, ka lënë spitalin ditën e martë, pasi është shëruar.
Në një deklaratë të zyrtarëve të shëndetësisë thuhej se Craig Spencer është shëruar plotësisht dhe nuk ka më asnjë shenjë të virusit. Ai ka punuar për “Medecins Sans Frontieres” (MSF), në Guinea dhe rezultoi pozitiv me Ebola më 23 tetor, pasi u kthye nga vendi i Afrikës Perëndimore.
Doktor Spencer është njëri prej disa amerikanëve të shëruar nga virusi, pasi u trajtua në njësi të specializuar në Shtetet e Bashkuara. Më 8 tetor në Dallas ndërroi jetë Thomas Eric Duncan, i cili ishte personi i parë i infektuar me këtë virus në SHBA. Dy infermiere që trajtuan Duncan u infektuan dhe tashmë janë duke u kuruar në spital.
Shkalla e vdekshmërisë në Afrikën Perëndimore është rritur ndjeshëm, ku deri tani mbi 5 mijë persona kanë humbur jetën.
Top Channel