Biden: Nuk do lejojmë një Iran bërthamor

11/11/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të tolerojnë që Irani të kthehet në një fuqi bërthamore. Deklarata është bërë nga zv.presidenti amerikan Joe Biden, i cili në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Hebree nglulmoi se ky proces është i rrezikshëm për mbarëvajtjten e sigurisë në botë.

“Kemi dëgjuar shumë qëndrime për Iranin, por ju sigurojmë se asnjë projekt për ndërtimin e armëve bërthamore nuk do të realizohet”, siguroi Biden të pranishmit.

Komuniteti hebre dhe amerikanët përgjithësisht shquhen për relata të mira mes tyre dhe Biden nuk ngurroi të vinte theksin tek to.

“Ja si qëndron puna, ne si miq të ngushtë duhet t’i flasim ndershmërisht dhe drejtpërdrejtë njëri-tjetrit”, u shpreh Biden.

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Perëndimin se duhet të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me Iranin për programin bërthamor, me pretendimin se një marrëveshje e vonuar do të lejojë që Teherani të pajiset me “ndonjë bombë”.

Top Channel