Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte në disa sipërmarrje fasone të qytetit të Fierit, nga ku deklaroi se paketa fasone është me rëndësi të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

“Padyshim që kanë një vlerë të jashtëzakonshme dhe e cila ka të bëjë jo vetëm me punësimin e sigurt të qindra grave dhe vajzave këtu, por njëkohësisht ka të bëjë edhe me kontributin për rritjen ekonomike të vendit”, deklaroi Meta.

Kreu i Kuvendit tha se është konstatuar gjatë këtyre muajeve se paketa për mbështetjen e biznesit fason ka dhënë rezultate në rritjen e tij.

“Të bëhen përmirësime gjithnjë dhe me të përshtatshme në mënyrë që ky biznes të ecë në rrugë të sigurt drejt rritjes së tij, por njëkohësisht të rrisë gjithnjë e më shumë mundësitë për të realizuar ciklin e mbyllur, brenda vendit, që të shtohen sa më shumë prodhimet ‘Made in Albania’, u shpreh Meta.

Top Channel