I dënuari shqiptar fut në “sherr” Britaninë

08/11/2014 00:00

Mosekstradimi nga Skocia në Shqipëri e Fatjon Kaprit 35 vjeç, i cili
është dënuar me 22 vjet nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e shqiptarit
tjetër, Ylli Pepa ne 2001 në Londër, ka shkaktuar debate të ashpra mes
insitucioneve britanike të drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme. 

Edhe pse eshte urdheruar perpara kater vjetesh nga gjyktata per t’u ekstraduara ne Shqiperi, vrasesi i denuar shqiptar, permes avokatave te tij ka bere nje apelim tjeter drejtprdrejte ne Gjykaten Supreme.

Ligjet shqiptare lejojne  praktikisht qe shtetasit shqiptar te ndiqen penalisht per krimet qe ata mund te kene kryer jashte vendit.  
Pas vdekjes se Pepes, Fatjon Kapri 35-vjeçar sot, kaloi ne arrati pas denimit ne mungese dhe ishte ne listen e personave te kerkuar nga Interpoli perpara se te kapje ne Gllazgou ne vitin 2010 me nje identitetin e rreme maqedonas Sajmir Sadiku, duke punuar ne nje dyqan ne qender te qytetit.

Pas kerkese se autoriteve shqiptare per ekstradim, Kapri filloi nje beteje te gjate ligjore per te mos u kthyer ne Shqiperi, ku avokatet e tij sollen si argument korrupsionin si nje problem i vjeter ne drejtesine shqiptare dhe madje ju referuan Nenit 6 te Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut. Qeveria britanike eshte ne konflikt prej kohesh me drejtesine vendase ne lidhje me seancat e shumta dhe apelimet e kushtueshme te shume te paditurve ose te denuarve ne lidhje me shfrytezimin e shtigjeve ligjore.

Kritiket thone se rasti i shqiptarit nxjerr ne pah deshtimin e e sistemit te emigracionit per te larguar nga Britania kriminelet e huaj. Zedhensja e konservatoreve skocez Margaret Mitchell thote se  “ky eshte nje rast i qarte se si nje kriminel i denuar shmang drejtesisne duke u fshehur pas flamurit te te drejtave te njeriut. Kemi te bejme me nje shmangie te drejtesise e cila duhet te adresohet njehere e pergjthmone.

“Detajet e sakta te kostove ligjore te rastit te shqiptarit Fatjon Kapri nuk dihen, por sipas shtypit britanik ato mund te shkojne ne 100 mije sterlina, qe paguhen nga taksapaguesit britanik.

Top Channel