I akuzuari për Sirinë në grevë urie

08/11/2014 00:00

Nëpërmjet një letre publike, Verdi Morava, një nga të arrestuarit për
rekrutimet e shqiptarëve, që kanë shkuar në luften e xhihadisteve ne
siri, duke pretenduar se i jane shkelur te drejtat, kërkon që Avokati i
Popullit të ndjekë nga afër grevën e tij të urisë, që ka hyrë në ditën e
12-të.

I dyshuari deklaron se ndersa mbahet ne paraburgim, ai eshte lene ne harrese dhe askush nuk e ka pyetur per çfare dyshohet dhe mbahet ne paraburgim. Morava pretendon se i eshte privuar jo vetem liria, por i eshte demtuar edhe figura morale. Te njejten gje pretendon edhe i ati i 48-vjeçarit, Dielli Morava.

“Institucionet kryesore, Avokati i Populli, Gjykata e të Drejtave të Njeriut dhe këto organizata që merrem me të drejtat e njeriut, të interesohen sepse është dita e 12-të i grevës së urisë të djalit tim, për të cilën ende nuk është dhënë ndonjë fakt për arrestimin e tij. Këtu nuk është vetëm problemi i djalit tim, por ky është një problem i gjithësecilit”, thotë Dielli Morava, babai i të arrestuarit.

I kontaktuar nga Top Channel, drejtori, i pergjithshem i burgjeve Artur Zoto konfirmoi greven e urise te te paraburgosurit. Nderkohe qe keshilltari i Prokurorit te Pergjithshem, Albi Serani, tha se Morava se bashku me 9 te arrestuar te tjere dyshohet se kane derguar shtetas shqiptare per te luftuar ne Siri. Brenda nje kohe te shkurter, tha Serani do te perfundoje hetimi, dosja do te dergohet ne gjykate dhe keta persona do te merren te pandehur.

Top Channel