Xhihadistët e huaj në Siri dhe Irak

07/11/2014 00:00

Xhihadistët janë duke përdorur rrugët ujore për të arritur në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur Interpoli.

Organi i policisë ndërkombëtare ka thënë se shumë prej personave që përpiqen t’i bashkohen grupeve xhihadiste në Irak dhe në Siri kanë përdorur tragetet turistike për të mbërritur në këto vende.

Shefi i Interpolit, Ronald Noble kërkoi të kryen kontrolle të imtësishme jo vetëm te udhëtarët në aeroporte, por edhe tek ata që përdorin linjat e lundrimin, përpara se kjo të kthehet në një problem tejet serioz.

Kohët e fundit autoritetet turke kanë deportuar me qindra persona të huaj, të cilët janë ndaluar në aeroporte dhe stacionet e autobusëve, ku kanë pasur si synim të kalojnë në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me militantët e ISIS.    

Drejtori i Interpolit Kundërterrorizmit, Pierre St Hilaire foli për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, duke thënë se bllokimi i rrugëve tokësore dhe ajrore ka bërë që këta persona të përpiqen të gjejnë mundësi alternative për të shkuar në Lindjen e Mesme.

“Ekzistojnë prova se individë, sidomos nga Europa, po udhëtojnë më së shumti përmes qytetit bregdetar turk të Izmirit drejt vendeve të përfshira në konflikt”, tha St Hilaire.

Në një raport të kohëve të fundit të Kombeve të Bashkuara vlerësohet se më shumë se 15 mijë xhihadistë të huaj i janë bashkuar Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera në Siri dhe Irak.

Top Channel