Obama pret republikanët në Shtëpinë e Bardhë

07/11/2014 00:00

Të premten në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një drekë zyrtare, pasi republikanët fituan kontrollin në Senat në zgjedhjet e së martës.

Presidenti Obama dhe krerët e të dyja partive në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit drekuan në selinë presidenciale për të eksploruar rrugët e kompromisit pas 5 vjet mëri.

Republikanët e kanë quajtur fitoren e tyre një qortim për politikat e zotit Obama, nga radhët e demokratëve.

Në takimin me presidentin u bashkuan 16 ligjvënës, përfshirë atë që konsiderohet si lideri i mazhorancës në Senat, Mitch McConnell dhe kreun e grupit të republikanëve, John Boehner.

“Populli amerikan dëshiron të shohë punën e bërë këtu në Uashington”, tha Obama gjatë komunikimit me zotin Boehner, liderin në ikje të Senatit Harry Reid, zotin McConnell dhe tashmë kryetaren e pakicës, Nancy Pelosi.

“Ata janë të frustruar nga ngërçi, duan të shohin bashkëpunim dhe unë mendoj se të gjithë ne, sidomos unë, kemi përgjegjësinë që të përpiqemi dhe të realizojmë kërkesat e tyre”, vijoi presidenti.

Zoti Obama tha se shpreson të diskutojë së shpejti me republikanët mbi përballimin e shpenzimeve universitare, investimet në infrastrukturë, kontrollin e sistemit të taksave dhe reduktimin e defiçitit.

“Këto janë të gjitha fusha ku unë jam shumë i interesuar të dëgjoj dhe të ndaj ide me të tjerët”, u tha shefi i Shtëpisë së Bardhë mysafirëve të tij.

Top Channel