Shefi i ri i NATO-s viziton Afganistanin

06/11/2014 00:00

Shefi i ri i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti të enjten në Afganistan, udhëtimi i parë i tij në vendin e trazuar që prej marrjes së postit muajin e kaluar.

Ish-kryeministri norvegjez vizitoi një qendër stërvitore të forcave afgane të sigurisë, ku mbajti edhe një fjalim.

Stoltenberg ritheksoi edhe një herë angazhimin e NATO-s për trajnimin dhe këshillimin e forcave lokale pasi trupat e Aleancës ushtarake të terhiqen në fund të këtij viti nga Afganistani.

Ndërkohë, rreth 12.500 ushtarë, shumica amerikanë, do të qëndrojnë gjithësesi në vend me mision trajnues.

“Sekretari i përgjithshëm do të takohet me presidentin Ashraf Ghani dhe kryeoficerin ekzekutiv Abdullah Abdullah për të diskutuar bashkëpunimin NATO-Afganistan”, thuhet në një deklaratë nga selia e Aleancës në Bruksel.

Top Channel