Milani fiton trofeun “Berlusconi”

06/11/2014 00:00

Mbrëmja e së mërkurës i ishte kushtuar Champion League-s në futbollin europian, ku fituesi 7 herë i këtij kompeticionit, Milani është jashtë tij.

Megjithatë kuqezinjtë e kanë gjetur mundësinë për të zhvilluar një ndeshje këtë të mërkurë, madje duke fituar edhe një trofe, pasi mposhtën në fushën e tyre fituesen e Kupës Libertadore, San Lorenzo me rezultatin 2-0.

Milani arriti të fitonte trofeun “Berlusconi”, por ajo që ra më shumë në sy ishte stadiumi “San Siro” i boshatisur, në të cilin nuk ishin më shumë se 5 mijë tifozë prezentë. Duket se braktisja nga tifozët e ekipit të Inzhaghi-t ka ardhur pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit në kampionat.

Megjithatë në këtë 90 minutësh Milani arriti të fitojë ndaj ekipit argjentinas, më dy gola nga Pazzini dhe Bonaventura.   

Top Channel