Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Apelet për qetësi dhe vetëpërmbajtje të shefit të ekzekutivit izraelit, Benjamin Netaniahu, nuk arritën të shmangin përflakjen e situatës në Jeruzalem, ku përleshje të reja raportohen mes protestuesve palestinezë dhe policëve izraelitë.
Skenë e përplasjeve të dhunshme është bërë sërish mali i Tempullit. Vendi i shenjtë u mbyll përkohësisht për vizitorët, por edhe pse u hap përsëri pakënaqësitë nuk u davaritën. Policia ka përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës, e cila qëllonte me gurë.
Tensionet në zonë u përshkallëzuan pas një tentative vrasjeje ndaj akvitistit të njohur hebre, rabinit Jehuda Glik, dhe mbylljes së malit të Tempullit, vendi më i shenjtë i Judaizmit, i cili strehon dhe vendin e tretë më të shenjtë të fesë islame, xhaminë Al-Aksa.
Siç sqaruan më vonë burime policore, dhjetra demonstrues të maskuar kanë nisur të qëllojnë mëngjesin e sotëm me gurë e fishekzjarre rojet e sigurisë, në hyrje të zonës në fjalë. Policët arritën ta shpërndajnë turmën me bomba tymuese, por nuk pati asnjë arrestim. Nga incidenti, disa prej tyre mbetën të plagosur. Në total, numri i të lënduarve është rreth 20.
Mbyllja e atij që palestinezët e njohin si Haram al Sharif, të enjten, ishte diçka tepër e rrallë dhe Presidenti Mahmud Abaz arriti deri aty sa ta cilësonte “një deklaratë për luftë”. Mali i Tempullit menaxhohet prej muslimanëve që nga koha e kryqëzatave, ndërsa Izraeli, i cili e mban të pushtuar Jjeruzalemin Lindor që prej vitit 1967, kontrollon hyrjen në kompleks.
Top Channel