BE dhe NATO kundër Rusisë

05/11/2014 00:00

Pas samitit europian, Qershorin e kaluar dhe samitit të NATO-s në Uells
bashkëpunimi mes Aleancës dhe BE-së për çështjet e mbrojtjes dhe
sigurisë është forcuar. Si BE edhe NATO nuk i njeh zgjedhjet e Ukrainës
Lindore. Mogherini shpjegoi se sanksionet ndaj Rusisë janë një mjet
politik, por nuk duhet harruar se qëllimi është gjetja e zgjidhjes në
tryezë për krizën në Ukrainë.

“Aleatët e NATO-s nuk do të njohin të ashtuquajturat zgjedhje. Kohët e fundit kemi parë edhe Rusinë t’i afrohet kufirit të Ukrainës dhe Rusia vazhdon të mbështesë separatistët me trajnimin e tyre, duke u dhënë pajisje dhe duke i mbështetur ata për të pasur forcat speciale në brendësi të pjesës lindore të Ukrainës. Pra, ne bëjmë thirrje ndaj Rusisë për të bërë përpjekje të vërtetë drejt një zgjidhjeje paqësore dhe të përdorë të gjithë ndikimin e saj mbi separatistët për t’i bërë ata që të respektojnë marrëveshjen e Minskut dhe të respektojnë armëpushimin, që është një parakusht për një zgjidhje politike në situatën e dhënë e vështirë në Ukrainë. Biseduam gjithashtu për përpjekjet ndërkombëtare në luftën e përbashkët kundër grupit terrorist ISIS dhe për kërcënimin e kthimit të luftëtarëve të huaj pranë vendeve tona.”, deklaroi Jens STOLTENBERG, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kjo shënon vizitën e parë për Sekretarin e ri të Aleancës në Shërbimin diplomatik të BE-së dhe daljen e tij të dytë për shtyp në Bruksel.

Top Channel