Australia në luftën kundër Ebolas

05/11/2014 00:00

Australia pritet të dërgojë një grup punonjësish të shëndetësisë në Afrikën Perëndimore për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga virusi vdekjeprurës i Ebolas.

Deri tani, qeveria australiane ka refuzuar të dërgojë mjekë për të luftuar epideminë, e cila ka vrarë të paktën 5 mijë persona në Liberi, Guine dhe Sierra Leone. Australia i ka kërkuar shteteve të tjera të evakuojnë pjesëtarët e stafit në rast infektimi me Ebola. Sipas mediave lokale, qeveria australiane ka rënë dakord për të menaxhuar një spital në Sierra Leone.

Britania e Madh ka pranuar të trajnojë vullnetarë australianë, raporton gazeta “Sydney Morning Herald”, duke cituar zyrtarët. Çdo punonjës i infektuar me Ebola do të evakuohet në Britani të Madhe ose në Gjermani për trajtim.

Qeveria australiane është përballur me kritika të brendshme për të mos dërguar punonjës shëndetësie në Afrikën Perëndimore.

Megjithatë, Australia ka dhënë deri tani një ndihmë prej 8 milionë dollarësh për vendet e prekura, si edhe 40 milionë dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Top Channel