Izraeli do të rihapë vendkalimet me Gazën

04/11/2014 00:00

Izraeli pritet të rihapë dy vendkalimet kufitare me Gazën gjatë ditës së sotme. Vendkalimet u mbyllën të dielën, pasi një raketë ra mbi territorin izraelit, por pa shkaktuar të lënduar.

Lajmi për rihapjen e vendkalimeve është transmetuar nga agjencia franceze e lajmeve, AFP, e cila ka cituar një zëdhënës të ushtrisë izraelite.

Izraeli tha se raketa e lëshuar nga territori palestinez ditën e premte ishte sulmi i dytë që prej arritjes së armëpushimit më 26 gusht, që i dha fund konfliktit që i mori jetën 2140 palestinezëve dhe rreth 70 izraelitëve.

Mbyllja e vendkalimeve u cilësua si shkelje e marrëveshjes nga Hamasi.

Top Channel