Blatter: Shqipëria dhe Serbia nuk duhet të ishin në të njëjtin grup

04/11/2014 00:00

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, deklaroi se Shqipëria dhe Serbia nuk duhet të ishin vendosur në të njëjtin grup kualifikues për eliminatoret e “Francë 2016”.

Në një intervistë për televizionin “Russia Today”, Blatter theksoi se “nuk duhet të luhen ndeshje kur dihet që në fillim që mund të ketë një konflikt”.

“Në futboll skuadrat përfaqësuese janë ambasadorët më të mirë të vendeve, ndaj duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur vjen puna te kompeticionet dhe duhet të përpiqesh që të mos kesh ndeshje ku që në fillim ti e di se mund të ketë një konflikt”, u shpreh presidenti i organizmit drejtues të futbollit botëror, i cili dha si shembull faktin që UEFA nuk lejon përballjen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Top Channel