Alonso mund të largohet nga F1

31/10/2014 00:00

Sezonin e ardhshëm është e sigurtë që ai nuk do të jetë në drejtimin e Ferrarit në pistë, por sërish piloti spanjoll Fernando Alonso mbetet i përkushtuar në 3 garat e fundit të këtij kampionati dhe hedh pak dritë mbi të ardhmen, që jo domosdo mund të jetë Formula 1.

Nga Austini aty ku pilotët janë mbledhur për garën për Çmimin e Madhe të Shteteve të Bashkuara, Alonso thotë: “Nuk ka asnjë të re me Ferrarin. Jam i përqendruar tek ajo çfarë mund të japim në pistë në këto 3 gara. Sa i përket të ardhmes time më duhet të marr një vendim që do të jetë më i miri për mua dhe për skuadrën që dua. Unë personalisht pak a shumë e di se ku do të garoj vitin tjetër, dhe jo domosdoshmërisht në Formula 1. Kam një projekt mjaft ambicioz dhe deri më tani gjithçka po shkon sipas planeve të mia”.

Ndërkohë piloti tjetër i Ferrarit, finlandezi Kimi Raikonen, i bindur që do të jetë sezonin e ardhshëm tek Kokëkuqja shprehet optimist për rikthimin e skuadrës italiane në formën e saj më të mirë.

Top Channel