Tifozët kuqezi protestë para selisë së UEFA-s
30/10/2014 00:00
Tifozat Kuq e Zi në Zvicer do të zhvillojnë të dielën një protestë përpara selisë se UEFA-s në Nion të Zvicrës.
Sipas tyre protesta ka për qëllim kundërshtimin e vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s në lidhje me episodet e ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Në njoftimin e këtij grupimi theksohet se “Tifozat Kuq e Zi” do të protestojnë në mënyrë paqësore përpara këtij institucioni, që me vendimin e tij e diskriminoi dhe penalizoi Shqipërinë në mënyrë të padrejtë, duke favorizuar dhunën dhe racizmin që u shpreh në Beograd, që bie ndesh me sloganin e vetë UEFA-s “Jo Racizmit”.
Top Channel