Rudi Garcia ka deklaruar se Romës nuk i interesojnë aspak rezultatet e Juventusit dhe se është e përqendruar vetëm tek ndeshjet e saj. Bardhezinjtë humbën 1-0 në Genoa të mërkurën në mbrëmje dhe Roma fitoi 2-0 me Cesenën duke barazuar skuadrën e Allegrit me 22 pikë në krye të renditjes së Serisë A.
Gjithsesi, trajneri i skuadrës kryeqytetase theksoi pas ndeshjes se rëndësi ka vetëm triumfi i verdhekuqve: “Rëndësi kishte që të fitonim ndeshjen tonë. Nuk më intereson rezultati i Juves. Unë shoh vetëm ekipin tim.”
Rudi Garcia vlerësoi se në ndeshje si ajo ndaj Cesenës, Roma duhet të shënojë shpejt për të luajtur më e qetë.
“Kur kemi përballë skuadra që mbrojnë me 11 lojtarë mbrapa topit, na duhet të shënojmë që në fillim, siç bëmë kësaj radhe”, tha Garcia.
Top Channel