Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar sulmin ndaj kryeministrit Rama lidhur me faktin se ky i fundit nuk ka përmendur se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

“Rama përgënjeshtron veten: Njëherë deklaron se çmimi i energjisë nuk do të rritet, pastaj premton rritje pensioni për kryefamiljarët për të balancuar efektin e rritjes së çmimit!  Sa do të rritet çmimi i energjisë?  Edi Rama nuk ka ndërmend t’i përgjigjet kësaj pyetje. Ai vazhdon të tallet me shqiptarët, ashtu siç u tall kur një vit më parë premtoi jo rritje, por ulje të çmimit të energjisë.” – shkruan Basha.

Më tej kreu demokrat vijon duke theksuar se nbi 2 milionë shqiptarë do të paguajnë më shumë, do të varferohen më tej! “E vetmja gjë që na ofron sot dyshja Rama-Meta është rritje cmimesh, rritje taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri.  Protestat popullore janë rruga e vetme për të ndalur të keqen që po pllakos vendin.” – mbyllet reagimi i Bashës.

Top Channel