Luis Suarez dhe kafshimi që e përjashtoi nga Topi i Artë

28/10/2014 00:00

Luis Suarez nuk është mungesa e vetme e madhe e listës së 23 lojtarëve që janë kandidatë për të fituar çmimin Topi i Artë FIFA 2014, por është ajo që të bie më shumë në sy për faktin e thjeshtë se uruguajani është Këpuca e Artë e Europës me 31 gola të shënuar në sezonin e kaluar.

Vendimi i FIFA-s për të përjashtuar nga lista një lojtar që pritej të ishte në listën e 3 finalistëve është padyshim rrjedhojë e kafshimit që sulmuesi i bëri italianit Chiellini në Botërorin e Brazilit.

Me 31 gola dhe 21 pasime për gol me fanelën e Liverpulit, lojtari aktual i Barçës i mungon listës ku ishte i pranishëm vitin e kaluar, vit në të cilin kishte statistika më inferiore.

Top Channel