Federata serbe apelon vendimin e UEFA-s

27/10/2014 00:00

Beteja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të vazhdojë sërish në shkallët e tjera të drejtësisë sportive.

Pas Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila deklaroi që ditën e parë se do të apelojë vendimin e Disiplinës në UEFA, tashmë është dhe Federata serbe, e cila nëpërmjet zv/presidentit të saj Goran Milanoviç ka theksuar se do të shkojnë në Apel, për padrejtësinë që i është bërë me heqjen e 3 pikëve.

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen “Informer”, Milanoviç ka pohuar se Federata serbe do të këmbëngulë që ndeshja të përsëritet. Duke bërë këtë, në një fushë asnjanëse dhe pa praninë e tifozëve, ne i dëshmojmë të gjithëve se mund të luajmë futboll, ka theksuar zv/presidenti i Federatës serbe.

Kërkesave të kësaj Federate i shtohet edhe një pikë për ndeshjen e kthimit. “Nuk është normale, që ne të luajmë në Shqipëri përpara publikut vendas dhe të përjetojmë sërish ato momente, që kaluam disa ditë më parë. Do të kërkojmë që të dyja ndeshjet, duke përfshirë dhe atë të kthimit, të luhen pa shikues”, përfundoi Milanoviç.

Top Channel