Bajerni ngec, Guardiola krenar

27/10/2014 00:00

Pep Guardiola ka deklaruar se është krenar për lojën e skuadrës së tij pas barazimit 0-0 të Bayern Munchen ndaj Borussia Monchengladbach pasditen e së dielës. Bavarezët vinin në këtë ndeshje pas 4 fitoreve radhazi, por nuk arritën të mbanin vazhdën e sukseseve në Bundesligë. Gjithsesi, Guardiola nuk shqetësohet.

“Jam shumë krenar me mënyrën si luajti skuadra. E kontrolluam mirë ndeshjen dhe nuk lejuam kundërsulme në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u ndje pak lodhja dhe rrezikuam të pësonim gol në disa kundërsulme të tyre, por jam i kënaqur me pikën dhe performancën”, tha trajneri 43-vjeçar.

Në të njëjtën linjë edhe kapiteni Philipp Lahm: “Është një rezultat i mirë në transfertë. Nuk kishim raste të pastra, por kontrolluam ndeshjen. Donim të fitonim, por barazimi e mban vendin e dytë 4 pikë larg nesh.”

Bayern Munchen kryeson Bundesligën pas javës së 9 me 21 pikë, 4 më shumë se Borussia Monchengladbach, Wolfsburg dhe Hoffenheim.

Top Channel