UFC në Shtëpinë e Bardhë, Justin Gaethje shkatërron kampionin Topuria dhe i merr brezin e më të mirit në peshat e lehta
Revolta e tifozëve shqiptarë kundër vendimit të UEFA-s e shprehur masivisht nëpër mediat, por më së shumti në rrjetet sociale ka zënë vend edhe në një ndër mediat më të mëdha sportive në Itali.
“La Gazzetta Dello Sport” me titullin “Revolta e shqiptarëve kundër vendimit të UEFA-s” ka publikuar një fotogaleri me pjesën më të madhe të fotove që qarkullojnë së fundmi nëpër rrjetet sociale, ku në qendër është logo zyrtare e UEFA-s dhe slogani i saj “Say No To Racism”.
Pak pas vendimit të së premtes në formë proteste tifozët e kombëtares nisën të hedhin këto foto të montuara ku vihej në lojë UEFA dhe presidenti i saj Michelle Platini.
Top Channel