Cana: Kjo nuk është drejtësi

24/10/2014 00:00

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka komentuar fare shkurt vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s.

“Kjo nuk është drejtësi”, ka shkruar Cana në profilin e tij në ‘Facebook’, disa orë pasi u zyrtarizua vendimi i UEFA-s që ndeshjen e ndërprerë në Beograd, Serbi-Shqipëri ta regjistrojë në dobi të serbëve.

Po ashtu kanë reaguar edhe futbollistë të tjerë të kombëtares, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë dhe cudinë për këtë vendim të njëanshëm.

Top Channel