Pajtim Kasami, një “shqiponjë” në mes të Greqisë

23/10/2014 00:00

Pajtim Kasami shënoi golin e fitores së Olimpiakosit ndaj Juves mbrëmjen e së mërkurës dhe në të njëjtën kohë bëri krenarë të gjithë shqiptarët me festimin e tij.

Mesfushori nga Struga e Maqedonisë, menjëherë pasi mposhti portierin Gianluigi Buffon, bëri me duar shenjën e shqiponjës dykrenare në mes të stadiumit Karaiskaqi të Olimpiakosit.

Me këtë fitore, Olimpiakosi renditet në vendin e dytë të grupit A me 6 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid. Grekët lënë pas Juventusin dhe Malmon, të dyja me nga 3 pikë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel