Diplomacia e rajonit në Beograd, në tryezë edhe ministri i Kosovës

23/10/2014 00:00

Takimi Rama-Vuçiç i shtyrë për në 10 nëntor do të paraprihet nga takimi i
Bushati-Daçiç. Ministri ynë i Jashtëm do të jetë pjesë e tryezës që
Stefan Fyle, Komisioneri për Zgjerim i BE-së ka organizuar në Beograd të
enjten.

Ulja ne te njejten tryeze e dy shefave te diplomacise eshte e para pas ngjarjeve te dhunshme ne stadiumin e Beogradit, dhune qe u parapri me tensionimin e marredhenieve mes dy shteteve pas refuzimit per komunikim telefonik te shefit te diplomacise serbe Ivica Daçiç me homologun e Tiranes.

Nen inisiativen e Brukselit me shtysen e forte te Berlinit, 6 shefat e diplomacise se Ballkanit Perendimor do te jene ne te njejten takim, i cili do te hapet me fjalen e kryeministrit serb Aleksander Vuçiç. Ndersa prezenca e Bushatit ne te njejten tryeze me Ivica Daçiç vlen per t`u nenvizuar per shkak te pikepyetjes qe u ngrit pas retorikes se artikuluar nga homologu i tij javen e shkuar, ajo qe ajo merr vlere te rendesishme eshte prania e Enver Hoxhaj, ministrit te Jashtem te Kosoves.

Shefi i diplomacise kosovare do te jete i ulur ne takimin e kryesuar nga Stefan Fyle, njesoj si homologu serb, maqedonas, Bosnje Hercegovines e Malit te Zi, pikerisht ne Beograd, duke shenuar edhe te parin udhetim te nje ministri te Jashtem kosovar ne kryeqytetin serb.

Paralelisht me tryezen e ministrave te Jashtem, nje tjeter tryeze e ministrave te Ekonomise do te mbahet ne Beograd. Arben Ahmetaj dhe 5 homologet e tij rajonale do referojne ne prani te zevendespresidentit te Komisionit Europen per politikat ekonomike kombetare dhe bashkepunimin rajonal.

Por ajo qe pritet me interes nga udhetimi drejt Beogradit i dy ministrave te Jashtem shqiptare jane qendrimet dhe deklarimet e tyre perballe Ivica Daçiç dhe ketij te fundit perballe tyre dhe Stefan Fyles, qe sigurisht do te jene te pashmangshme  pas javes qe marredheniet mes shqiptareve dhe serbeve ishin kryefjala jo vetem mes dy shteteve, por edhe e Brukselit e Berlinit me Ballkanin.

Top Channel