Ofrohen 25 milionë euro për Pique

21/10/2014 00:00

Gerard Pique nuk po përjeton një periudhë të mirë tek Barcelona dhe sipas ‘Daily Star’, Manchester United është gati të përfitojë nga ky moment dhe të kthejë në Angli qendërmbrojtësin spanjoll, i cili ka luajtur më parë me “Djajtë e Kuq”, atëherë kur në drejtimin e tyre ishte Sir Alex Ferguson.

Sipas tabloidit britanik, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për futbollistin spanjoll.

Gjithashtu, Manchester United mendohet se është interesuar edhe për mesfushorin e Realit, Sami Khedira.

Skuadra e Louis van Gaal e ka nisur keq këtë sezon dhe pas 8 javëve të para renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë, 10 më pak se kryesuesit e Chelsea.

Top Channel