Çmenduri në Philadelphia, goli dramatik në fund që i dha fitoren e madhe Bregut të Fildishtë
Në një nga kategoritë e ulta të kampionatit indian të futbollit ka ndodhur një incident i tmerrshëm. Ditën e martë, gjatë sfidës mes Betlehem Vengthlang dhe Chanmari West, mesfushori Peter Biaksangzuala shënon gol dhe feston si Miroslav Klose, duke bërë disa salto, e fundit prej të cilave rezultoi fatale.
23-vjeçari nuk bie në këmbë, por rrëzohet dhunshëm në tokë. Peter dërgohet me urgjencë në spital dhe mjekët bëjnë me dije se futbollisti ka pësuar një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore.
Pas 6 ditësh agonie, lojtari ndërron jetë në spital.
“Donte të përsëriste festimin e Kloses, por u kthye në tragjedi”, tha një gazetar indian.
Top Channel