Real Madrid, Bale mungon ndaj Liverpulit dhe Barcelonës

20/10/2014 00:00

Gareth Bale nuk do të luajë të mërkurën ndaj Liverpulit dhe as të shtunën ndaj Barcelonës. Sulmuesi uellsian i Realit të Madridit nuk është rekuperuar nga dëmtimi që e la në pankinë në fitoren që skuadra e Ancelottit arriti ndaj Levantes ditën e shtunë dhe do të humbasë dy supersfidat e kësaj jave.

Sipas ‘AS’, mungesa e tij do të bëjë që Reali të zbresë në fushë me skemën 4-4-2, ku mesfusha do të përbëhet nga Isco, James, Modriç dhe Kroos.

Gareth Bale nuk ka qenë në formë në asnjë nga Klasiket e sezonit të kaluar, por do të mbahet mend për golin që i shënoi katalanasve në finalen e Kupës së Mbretit, gol që i dha trofeun Realit.

Top Channel