Meta pritet nga Aliev: Forcim marredhënieve dypalëshe

20/10/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nisi një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku u prit nga Presidenti i ketij vendi Ilham Aliyev.

Ky i fundit u fokusua ne forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë veçanërisht në kuadër të projektit TAP i cili do të hapë mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve, siç u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Presidenti Aliyev ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit me qëllim hartimin e një Masterplani për gazifikimin e plotë të Shqipërisë duke përfituar nga eksperienca azere në fushën e naftës dhe gazit.

Per kryetarin e Parlamentit shqiptar, Azerbajxhani përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë, ku ai vleresoi ndjenjat miqësore mes dy popujve.

Top Channel